I riu kërcënon me publikim videos gruan 50-vjeçare në Elbasan

 

Një 22-vjeçar ka kërcënuar një femër se do t’i publikonte video intime, duke i kërkuar 500 euro. Ngjarja ka ndodhur në Elbasan, ku policia ka arrestuar Marjo Bicin.

Sipas burimeve zyrtare, Bici ka kanosur 50-vjeçaren M. B., se do t’i publikonte video intime të saj, nëse nuk i jepte paratë e kërkuara.

Policia ka sekuestruar pamjet filmike të bëra ndaj 48-vjeçares, një aparat celular dhe shumën prej 500 euro.

Ndaj të riut rëndon akuza e “shtrëngimit me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.

SHKARKO APP