I riu kërcënonte 17-vjeçaren: 7 mijë euro ose do të të publikoj fotot intime

Një 18-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Lezhës, për shkak se ka kërcënuar një shtetase që t’i jepte 7000 mijë euro.

Sipas policisë ai e kërcënonte vajzën 17 vjeçare se kishte foto intime të saj dhe se do t’i publikonte po mos ti jepte paratë.

NJOFTIMI I POLICISE:

Swiss Digital Desktop Reklama

Me datë 17.09.2017, nga Seksioni kundër krimeve ndaj pronës në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, pas një pune të mirëorganizuar hetimore dhe profesionale, u bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit Kristian N. , 18 vjeç, banues në Lezhë

Swiss Digital Mobile Reklama

Ky shtetas dyshohet se ka kanosur me anë të mesazheve telefonike një shtetase të mitur 17 vjeçare, për t’i marrë shumën prej 7000 Euro-ve duke e shantazhuar se do t’i publikonte në rrjete sociale fotografi intime.

Materialet proçeduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë për veprën penale ” Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë ” parashikuar nga neni 109/b i Kodit Penal.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?