I riu me motor përplas për vd*kje 75-vjeçaren në Tiranë, mbetet i pl*gosur edhe vetë
Një 75-vjeçare ka humbur jetën pas një aksidenti të rëndë rrugor të ndodhur mbrëmjen e djeshme në Rrugën e Dibrës, në Tiranë.
Sipas Policisë, ngjarja ndodhi rreth orës 19:35, kur një 20-vjeçar me inicialet E. M., duke drejtuar një motomjet, përplasi këmbësoren Sh. M., 75 vjeçe.
E moshuara u transportua menjëherë në spital për të marrë ndihmë mjekësore, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ajo ndërroi jetë rreth orës 22:40.
Nga aksidenti mbeti i dëmtuar edhe drejtuesi i motomjetit. Ai ndodhet në spital dhe, sipas autoriteteve, është jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka arrestuar në flagrancë 20-vjeçarin, ndërsa vijojnë veprimet hetimore për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.
A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?
Results
Vota totale: 4717

