I riu tenton të hidhet nga “Kullat Binjake” (VIDEO)
Aktualitet E Diel, 2 Maj 2021 20:17
Një i ri e ka nisur ditën me shishe alkooli dhe më pas ka menduar t’i japë fund jetës duke hipur tek “Kullat Binjake” në Tiranë.
Për disa minuta ai ka bërë xhiro mbi ndërtesë, madje edhe duke varur këmbët, por në fund është bërë e mundur zbritja e të riut.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe e ka shoqëruar djalin ne komisariat për të zbuluar më tej rrethanat e kësaj ngjarjeje që tronditi kalimtarët që e panë të gjithë këtë skenë.
//
KOHA JONË SONDAZH

