“I rrezikshëm dhe i paskrupullt”, shqiptari arratiset nga burgu natën e Vitit të Ri

Kristjan Mëhilli, 27 vjeç me origjinë shqiptare është arratisur nga një burg në Itali. Mediat vendase bëjnë me dije se Mëhilli ka arritur që të largohet nga burgu në prag të Vitit të Ri.

Ai ka arritur që të zbresë me çarçafë nga kati i katërt, aty ku kishte qelinë. Ai si fillim kishte arritur që të priste hekurat e dritares dhe më pas kishte krijuar një litar me çarçafë.

Pas alarmit për arratisjen e tij nga burgu, forca të shumta policie janë organizuar dhe kanë zhvilluar kërkime, por nuk kanë arritur që ta gjejnë. 27-vjeçari njihet si anëtari i bandës“Ice Eyes”dhe është arrestuar në Maj të vitit 2019 dhe mediat në vend i kanë vendosur epitetin “i rrezikshmi dhe i paskrupullt”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?