I sëmuri mendor, që terrorizon qytetin e Fierit

Një i sëmurë mendor terrorizon të gjithë banorët që i dalin para. Ngjarja e Vlorës, ka një tjetër të ngjashëm në Fier, ku një tjetër person paraqet rrezik për komunitetit. Ai është denoncuar nga vetë banorët. 53-vjeçari Qirjako Ferti nga Fieri, i diagnostikuar me sëmundje mendore të shkallës së parë është kthyer prej kohësh në shqetësim për banorët e lagjes “Kastriot”, në Fier. Për të kujdeset i vëllai, Niko.

53-vjeçari i sëmurë jeton një katin e parë të një pallati në një nga kryqëzimet e kësaj lagjeje. “Sapo del nga banesa nis dhe kryen ritualin e tij të zakonshëm. Zhvishet në publik dhe kryen veprime të pakontrolluara dhe të frikshme”, shprehen qytetarët.

“Është një person i sëmurë. Ne e dimë gjendjen e tij shëndetësore, por shumë herë ai ka goditur edhe më gurë banorë dhe kalimtarë të ndryshëm në lagje”, thotë një grua e moshuar banorë e lagjes “Kastrioti”, shprehet një e moshuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Niko Ferti tregon se po bën të pamundurën që ta mbajë të izoluar vëllanë dhe të përkujdeset për atë. “E kam të pamundur të sistemoj vëllanë e sëmurë. Ai del nga shtëpia dhe është agresiv, sidomos në këto ditë të nxehta. Nuk pranon që të marrë dhe ilaçet për sëmundjen që ka. Tre javë më parë e dërgova në spitalin Psikiatrik në Vlorë. Shkurt është i dhunshëm. Ka nevojë për mjekim. Varfëria dhe mungesa e mjekimit e kanë çuar në këtë gjendje”, thekson më tej Niko Ferti.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në fakt ai merr një pagesë nga shteti për kujdestari. “Nuk më del kjo pagë as për t’i paguar ilaçet, energjinë dhe ujin. Më parë kujdestare ishte e motra Elisabeta. Ajo u lodh dhe u largua. Tani jam unë. Kam nevojë për ndihmë që të mbaj vëllanë”, vazhdon ai./SH/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?