I shkon në banesë ish të dashurës në Tiranë, e dhunon dhe kryen marrëdhënie intime me dhunë

Policia e Tiranës ka arrestuar një të ri që ka dhunuar ish të dashurën e tij si edhe ka kryer marrëdhënie seksuale jashtë dëshirës së saj. Lajmi konfirmohet për “BalkanWeb” nga gazetarja Dorjana Bezat.

Në pranga ka rënë 30 vjeçari L. S. me origjinë nga Peshkopia, i cili mban dhe identitetin B. K.

I arrestuari paraditen e djeshme i ka shkuar në banesë ish-të dashurës, shtetases O.M 20 vjeç dhe ka ushtruar dhunë fizike, psikologjike si dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë. Vajza ka denoncuar rastin ne polici dhe ka marrë urdhër të menjëhershëm mbrojtje.

SHKARKO APP