I shpallur në kërkim në Itali për trafik droge dhe organizatë kriminale, arrestohet 38-vjeçari në Tiranë

Policia ka arrestuar në Tiranë një 38-vjeçar të kërkuar nga Italia për trafikim narkotikësh dhe si pjesë e një organizate kriminale.

Siç mësohet nga uniformat blu, shtetasi E.F. do të ekstradohet në vendin e tij.

“Shërbimet e Seksionit të Kërkimit, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, bazuar në inteligjencën informative mbi vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Potenza”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë kapur në rrugën “Perlat Rexhepi” dhe kanë arrestuar me qëllim ekstradimin, shtetasin E. F., 38 vjeç. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Potenza, Itali, i ka lëshuar urdhër arresti për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Organizatë kriminale”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë. Interpol Tirana vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali”, njofton Policia.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?