I shpërthen në gojë E-cigarja, i humb 7 dhëmbë dhe pëson djegie të shkallës së dytë (Foto +16)
Aktualitet E Diel, 9 Maj 2021 18:03
Andrew Hall nga Shtetet e Bashkuara i ka humbur shtatë dhëmbë dhe ka pësuar djegie të shkallës së dytë në faqe, pasi që cigarja elektrike i shpërtheu në gojë.
Hall po përgatitej të shkonte në punë në shtëpinë e vet në Pocatello, Idaho, kur cigarja elektrike i shpërtheu në gojë, transmeton Express.
E-cigarja u shpartallua në copa në gojën e tij, duke ia nxjerrë dhëmbët dhe djegur fytyrën dhe qafen.
Ai ka publikuar fotografi nga spitali ku është duke u shëruar pas këtij incidenti.
Kjo nuk është hera e parë që përdoruesit e cigareve elektrike e pësojnë nga shpërthimi i tyre./Express/






