I shpërtheu makina, mjekët: Biznesmeni rrezikon gjymtyrët
Një ditë pas shpërthimit me lëndë eksplozive në një makinë në Vlorë, ku mbeti i plagosur pronari i një guroreje, ku i fundit është dërguar në Tiranë. Ngjarja e rëndë ndodhi në orës 16:15 pranë një karburanti në hyrje të qytetit.
Siç u raportua edhe ditën e djeshme, Agron Alushaj pësoi dëmtime të mëdha në gjymtyrë, (ndonese fillimisht u tha se ai i humbi gjymtyrët) ndërsa 48-vjeçari u transportua nga familjarët me ambulancë private nga drejt Tiranës për një trajtim më të specializuar në orën 3 të mëngjesit. Nga Spitali i Traumës, gazetari Klajdi Bodlli raportoi për ‘BalkanWeb’ se aktualishit Alushaj po i nënshtrohet një operacioni. Duke u bazuar tek deshmia e mjekeve, Bodlli tha se biznesmeni ndodhet jashtë rrezikut për jetën, por rrezikon gjymtyrët.
48-vjeçari është pronari i një guroreje në Selenicë si dhe kishte filluar të merrej me ndërtim, duke ndërtuar disa pallate në Vlorë. Ndërkohë, policia po heton në disa pista për atentatin në fjalë.
NGJARJA
Ngjarja është shënuar dje në hyrje të qytetit, në ambientet e një karburanti, ndërsa objektiv ka qenë një automjet tip ‘Benz’ me targa AA 703NG, në pronësi të Alushajt. Ky i fundit ishte duke nxjerrë mjetin e tij nga lavazhi në momentin e shpërthimit, automjeti ka lëvizur vetëm 5 metra nga vendi i parkimit, në momentin e shpërthimit. Burime nga policia e Vlorës bëjnë me dije se lënda shpërthyese dyshohet të këtë qenë brenda mjetit, pikërisht në vendin e shoferit.
Kjo bazuar dhe ne dëmtimin që automjeti ka marrë. Alushaj ka marrë dëmtime serioze në trup, ndërsa mësohet se ka humbur dy të dyja gjymtyrët. /BW
KOHA JONË SONDAZH

