I shpëtoi atentatit në Fushë-Krujë, çfarë deklaroi Gentjan Bejtja në polici? Shoqërohen disa persona

Gentjan Bejtja, i cili shpëtoi nga atentati i një nate më parë në Fushë-Krujë ka deklaruar se nuk i njeh autorët.

Sipas tij ai është goditur nga mbrapa dhe ka qenë errësirë në momentin kur është përballur me autorët.

Ishim në Fushë-Krujë e po ktheheshim në shtëpi. Na doli në rrugë një makinë e zezë që qëlloi në drejtimin tonë. I dhamë makinës gaz që të shpëtonim nga plumbat. Nuk e pamë kush na qëlloi, vetëm dëgjuam breshërinë e plumbave. U shmangëm sa mundëm për të shpëtuar. Nuk i pame kush ishin se dolën nga errësira e na qëlluan”, mësohet të ketë thënë Bejtja.

Swiss Digital Desktop Reklama

Disa persona janë shoqëruar në polici, si të dyshuar për atentatin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjatë atentatit të djeshëm mbetën të plagosur 41-vjeçari Betja bashkë me Klodian Stafukan, të cilët u paraqitën për të marrë ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Pasi atentatorët plagosën në krah Bejtjan, mjeti që drejtohej nga vetë doli nga rruga.

Të plagosurit janë të njohur për policinë, veçanërisht Bejtja, një nga personat e hetuar për vrasjen e komisarit Dritan Lamaj.

Së bashku me Enver Stafukën, person që u rrëmbye dhe rezulton i zhdukur, Gentjan Bejtja është arrestuar për vjedhjen e automjetit që u dyshua se u përdor për vrasjen e komisarit Dritan Lamaj.

Mjeti u vodh pranë një pastiçerie në një nga rrugët më të populluara të Durrësit, ”Aleksandër Goga”, pranë drejtorisë së policisë.

Në shtator të vitit 2016, Bejtja i shpëtoi një shpërthimi me lëndë eksplozive në mjetin e tij ku mbeti i plagosur.

Së bashku me Enver Stafukën, Bejtja mori pafajësinë nga Gjykata e Durrësit, për mungesë provash si autorë të vjedhjes së mjetit të përdorur në vrasjen e komisarit në Tiranë në vitin 2013.

15 muaj pas këtij vendimi të Gjykatës dhe dy vjet pas vrasjes së Lamajt, në shkurt të 2015-s, Stafuka u rrëmbye nga persona të paidentifikuar dhe ngjarja mbetet ende e pazbardhur. TCH

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?