I shpëtoi atentatit në hyrje të shtëpisë, ja kush është 60-vjeçari
Një atentat me armë zjarri ndodhi orët e vona të mbrëmjes së të dielës në Laç. Mësohet se shtetasi Gjovalin Zyma, 60 vjeç, u sulmua me armë kur po i afrohej shtëpisë së tij në dalje të qytetit.
Ai po parkonte makinën, kur në drejtim të tij u qëllua me breshëri kallshnikovi. Sipas policisë, Zyma ka shpëtuar pa u prekur nga plumbat. Autori i sulmit u largua menjëherë nga vendngjarja, ndërsa motivet mbeten të paqarta.
Ende nuk dihen motivet e ngjarjes, ndërsa po merre në pyetje 60-vjeçari Zyma i cili ishte shënjester e atentatit për të mësuar më teper detaje.
Sipas burimeve po hetohet ndonjë konflikt që mund të ketë patur 60-vjeçari gjatë koheve të fundit.
KOHA JONË SONDAZH

