FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

I shuhet shpresa për liri, Emiljano Shullazi mbetet në burg

Është rrëzuar kërkesa për tu hetuar në liri ndaj Emiljano Shullazit. Ky vendim është marrë ditën e sotme nga Gjykata e Posaçme e Apelit. Një ditë më parë, Shullazi së bashku me grupin e tij kërkuan që të bëhej një rivlerësim të masës së sigurisë që është dhënë nga autoritetet.

Kërkesa u depozitua përmes avokatëve të Shullazit,me argumentin se Gjykata e Posaçme duhet t’i konfirmonte masat në momentin që ndryshoi statusin brenda një afati 10 ditor.

Ndërkohë, sot u dha vendimi që ai së bashku me grupin e tij do të vazhdojnë të qëndrojnë në qeli, pasi nuk u ndryshua masa ‘Arrest me burg’.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjyqtarët që merren me këtë çështje janë Artur Kalaja, Etleva Temo dhe Albana Boksi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?