I siguroi avokates vendin e punës padrejtësisht, zbardhet padia e SPAK-ut për Rovena Vodën

Sipas Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në kohën kur ishte zv/ministre e Brendshme, Rovena Voda ka pranuar dhe ka marrë përfitime monetare dhe përfime materiale të padrejta nga Majlinda Hasani dhe Florida Beu, për punësimin e kësaj të fundit në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive.

“E gjitha me qëllim që të ushtronte ndikim të ligjshëm te persona të tjerë që ushtrojnë funksione publike, për të favorizuar në mënyrë të padrejtë që Beu të emërohej punonjëse në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive”-shkruhet në padi.

Të treja akuzohen si të dyshuara për veprën penale “ushtrimi i ndikimit të paligjshë ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”. Masa e sigurimit është ekzekutuar sot, ndërsa hetimet ende nuk kanë përfunduar.

SHKARKO APP