I tregoi si shpëtoi vajzën nga mbytja, Rama “zhvesh” vlonjatin

Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga disa ministra të kabinetit qeveritar gjatë bilancit të sezonit turistik, një rëndësi të veçantë i ka kushtuar dhe vrojtuesve të plazheve.

Djemtë që shpëtuan jetë njerëzish këtë vit u shpërblyen me një çmim simbolik. Gjatë marrjes së dhurata një nga djemtë ka shprehur dëshirën për të folur, dhe në këtë moment kryeministri Rama nuk hezitoi të lëshonte disa batuta.

“Është nga Vlora ky do të shesë mend”, tha Rama. E teksa djali që kishte shpëtuar gjatë kësaj vere jetën e një vajze 25 vjeçare në Vlorë tregonte rreth punës së tij, në fund Rama nuk duroi ta ngacmonte sërish.

‘Shikoni sa e ka gropën këtu (tek kraharori), shikojeni!”, tha Rama, dhe më pas i kërkoi të riut të hiqte bluzën. Ky moment shkaktoi shumë te qeshura tek të pranishmit.

SHKARKO APP