I vendoste gjoba bizneseve, arrestohet një personazhi i rrezikshëm në Lezhë
Aktualitet E Hënë, 3 Mars 2025 13:53
Një person me rrezikshmëri të lartë është arrestuar gjatë kësaj të hëne në Lezhë.
U mësua se i arrestuari është Jetmir Llanaj, i cili dyshohet se vendoste gjoba ndaj bizneseve.
Jetmir Llanaj ka qenë në burg për vrasje, pasi mori hak për vrasjen e djalit të tij 9-vjeçar, Indrit Llanaj.
Jetmir Llanaj u dënua me 25 vite burgim nga shkalla e parë, por Apeli e uli, ndërsa mësohet se prej disa muajsh ka kryer dënimin dhe ndodhet në liri.
KOHA JONË SONDAZH

