I veshur si Papë, Shtëpia e Bardhë publikon foton e Trump me AI

Pasi ditë më parë e tha si me humor “unë dua të jem Papë”, Trump ka bërë një hap konkret, ka postuar një fotografi të të krijuar nga AI ku është i veshur si Papë.

Fotografia është bërë virale. Presidenti amerikan Donald Trump gjatë javës që po lëmë pas ka thënë me shaka se ai vetë do të ishte “zgjedhja e tij e parë” për udhëheqës të Kishës Katolike.

“Do të më pëlqente të isha papë,” u shpreh ai të martën për një gazetar, duke shtuar më pas se nuk ka ndonjë preferencë për atë që duhet ta marrë këtë rol.

Swiss Digital Desktop Reklama

Megjithatë Trump, i cili është miliarder dhe është martuar tri herë, nuk ka ndonjë mundësi reale të bëhet Papë, pasi udhëheqësi i Kishës Katolike zgjidhet nga kardinalët dhe duhet të jetë anëtar i hierarkisë fetare, shkruan Politico.eu, transmeton Gazeta Express.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?