I vetëm para deputetëve, Artan Fuga vazhdon betejën për reformimin e Akademisë së Shkencave

Akademiku Artan Fuga është paraqitur sot, i thirrur nga Komisioni i Mediave dhe Edukimit të Kuvendit, për të shprehur përpara deputetëve pikëpamjet dhe kritikat e tija për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë si edhe për projektligjin që është paraqitur në Kuvend.

Vajtjen e tij para deputetëve Fuga e ka paralajmëruar në Fb dhe ka kërkuar praninë e sa më shumë mediave për të bërë transparencën e situatës.

“Njoftim për mediat dhe komunitetit shkencor dhe universitar të vendit, për kërkuesit shkencorë, pedagogët, studentët dhe të gjithë miqtë e kësaj faqeje!

Swiss Digital Desktop Reklama

Nesër, 10 korrik 2019, jam thirrur në komisionin e mediave dhe edukimit të Kuvendit të Shqipërisë, për të shprehur përpara deputetëve pikëpamjet dhe kritikat e mia për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë!

Swiss Digital Mobile Reklama

Si edhe për projektligjin që është paraqitur në Kuvend. RTV Ora News dhe Fax TV kanë konfirmuar se do t’a transmetojnë live seancën dëgjimore në ora 12°°!

Shpresoj që sa më shumë media dhe gazetarë të bëjnë atje transparencën për publikun e gjerë! Ju faleminderit!”, u shpreh akademiku, Artan Fuga permes rrjeteve sociale.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?