I vihet tritoli gjatë natës një banese në Vlorë

Një shpërthim me tritol ka ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm në lagjen ‘Kushtrim’ në Vlorë. Burime nga policia bëjnë me dije se tritoli ka shpërthyer në pjesën e jashtme të banesës së shtetasit me inicialet J. D. Fatmirësisht nga ky shpërthim nuk ka patur persona të lënduar por vetëm dëme materiale.

Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm. Ndërkohë policia ka ngritur një grup hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

SHKARKO APP