I vihet zjarri autobusit të linjës Konispol – Sarandë

Një autobus është djegur gjatë natës në Konispol. Autobusi është në pronësi të shtetasit Sh.H. dhe i është vënë zjarri në qendër të Konispolit.

Autobusi i djegur është i linjës Konispol – Sarandë – Konispol. Ngjarja është e qëllimshme, nga autorë ende të paidentifikuar.

Policia ka sekuestruar disa kamera sigurie. Forcat policore dhe grupi hetimor i ngritur për rastin po përpiqen të zbardhin ngjarjen.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?