I vjedh kosheret me bletë, arrestohet 62 vjeçari
Një 62 vjeçar nga Dishnica e Korçës është arrestuar nga policia për vjedhje.
Rreth tre pas ngjarjes, policia ka arrestuar shtetasin Bejtim Damazoti, i cili më 15 maj të këtij viti i ka vjedhur 12 koshere bletësh shtetasit S.Sh, 74 vjeç, banues në fshatin Gracë-Devoll.
Gjithashtu filloi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit O.M, 39 vjeç, banues në Korçë, pasi gjatë kontrollit në oborrin e banesës së tij në lagjen nr 4-Korçë, iu gjetën 12 koshere bletësh, të cilat sipas deklarimeve ky i fundit ia kishte blerë 62-vjeçarit.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale “Vjedhja” dhe “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale”.

