I vodhi çantën me 10 mijë euro besimtarit në xhami, dënohet me 4 vjet burg

4 vjet e 6 muaj burg për Tom Ndojan. Ky është vendimi i gjykatës pasi autori i vodhi çantën me 10 mijë euro një besimtari në xhami.

Ndoja ka shfrytëzuar momentin kur besimtari po falej dhe i ka vjedhur çantën me para.

Pas vjedhjes, Ndoja është larguar, ndërkohë që është pikasur dhe është kapur disa ditë më pas nga një tjetër besimtar i xhamisë, i cili më pas ka njoftuar policinë për arrestimin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjatë hetimit dhe në procesin e gjykimit, i pandehuri ka mbajtur qëndrim të dyshimtë. Ai ka deklaruar se ka pasur si qëllim që të vidhte çantën dhe nuk e ka ditur që brenda saj gjendej edhe shuma e parave.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por kjo nuk ka qënë vepra e parë penale për Ndojën sipas prokurorisë. Ai është dënuar më parë edhe për dhunë ndaj bashkëshortes së tij, si dhe rezulton se ka vjedhur shuma të ndryshme parash, përfshirë vlerat monetare të nënës, tezes dhe personave të tjerë familjarë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?