I vodhi makinën “Toyota” gjirokastritit, arrestohet 33-vjeçari

Policia ka vënë në pranga një 33-vjeçar në Gjirokastër, pasi ka vjedhur automjetin tip “Toyota”, në pronësi të shtetasit Dh. H., në fshatin Vrisera, Dropull. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti.

“Gjirokastër, i vodhi automjetin një shtetasi, identifikohet dhe vihet në pranga 33-vjeçari.

Shërbimet e Postës së Policisë Dropull arrestuan në flagrancë shtetasin Kostas Dhima, 33 vjeç, banues në fshatin Zervat, Gjirokastër.

Swiss Digital Desktop Reklama

Arrestimi i tij u bë pasi ka vjedhur automjetin tip “Toyota”, në pronësi të shtetasit Dh. H., në fshatin Vrisera, Dropull.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti. Materialet në ngarkim të shtetasit K. Dh. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?