I vodhi portofolin dhe kartat bankare pushuesit në Ksamil, arrestohet në kufi turisti hungarez

Një shtetas hungarez, i shpallur në kërkim për një rast vjedhjeje të ndodhur më 28 korrik në Ksamil, është ndaluar nga Policia Kufitare në Pikën e Kalimit Kufitar Qafë Botë, gjatë tentativës për të lënë territorin shqiptar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, në bashkëpunim me shërbimet kufitare, arrestuan shtetasin hungarez A. S., 36 vjeç, banues në Hungari.

Njoftimi i policisë:

Swiss Digital Desktop Reklama

Ksamil/Në vijim të veprimeve hetimore lidhur me shpalljen në kërkim të një shtetasi hungarez, i cili më datë 28.07.2025, në Ksamil, dyshohet se ka vjedhur një portofol me një shumë parash dhe karta bankare të një shtetasi tjetër, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Qafë Botë, gjatë tentativës për të dalë nga territori i Shqipërisë, ndaluan shtetasin:

Swiss Digital Mobile Reklama

S., 36 vjeç, banues në Hungari, i shpallur në kërkim për këtë ngjarje.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip Volksëagen, në pronësi të këtij shtetasi, u gjet dhe u sekuestrua një përforcues grushti metalik.

Materialet për të dy rastet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?