I vuri 20 mijë euro gjobë një personi, arrestohet vëllai i Lul Cakës

Arrestohet vëllai i Lulzim Cakës,një nga krerët e bandave kriminale që ka vepruar në Shqipëri, kryesisht në zonën e Beratit, Fierit dhe Lushnjës, gjatë viteve 1995-2000, i akuzuar për vrasje për shkak të cilësive të veçanta.

Julian Caka është arrestuar sëbashku me Gentian Kicën për gjobënie ndaj një personi.

“Më datë 27.05.2016, pas hetimeve disa javore midis Prokurorisë për Krimet e Rënda Tiranë dhe  Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, u finalizua me sukses operacioni i koduar ”Bashkpunimi”, nga ku u bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasve:

Swiss Digital Desktop Reklama

Julian  Caka, 41 vjeç, lindur ne Stamaticë, Berat dhe banues në fshatin Koçaj, Lushnjë, i dënuar më parë për vrasje.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gentian  Kica, 39 vjeç, lindur dhe banues në Fier”, citon policia.

Policia sakaq ka shpallur në kërkim bashkëpunëtorin e dy të arrestuarve,  Kelmend  Kastrati, 31 vjeç lindur e banues në Fier. 31 vjeçari sipas bluve është shënjestra e atentatit tek Mulliri i artë në Fier ndodhur me 8 Janar 2016.

“Caka, Kica dhe Kastrati në bashkëpunim me njëri-tjetrin, janë marrë me  trafikim të lëndëve narkotike dhe për ketë arsye kanë shtërnguar për dhënie pasurie duke i vënë gjobë 20.000 euro shtetasin A.B”, shton policia.

Gjatë zhvillimit të hetimit me metoda speciale, u bë e mundur sigurimi provave materiale, sekuestrimi i 12 aparateve telefonik celular dhe disa pamjeve filmike.

Materialet iu referuan Prokurorisë për Krimet e Renda Tirane për kryerjen e  veprave penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Sigurimi i kushteve e mjeteve për vrasje”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?