I vuri flakën aksidentalisht dhomës teksa ndizte cigaren, humb jetën 57-vjeçari nga Gramshi
Aktualitet E Mërkurë, 8 Shtator 2021 05:03
Një 57-vjeçar ka gjetur vdekjen si pasojë e asfiksimit nga tymi. Ngjarja në fjalë ndodhi Gramsh.
Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin Ferdinad Tafa.
Ky i fundit sipas policisë i ka vënë flakën aksidentalisht teshave të fjetjes teksa ndizte cigare, ndërsa tymi më pas është përhapur në dhomën e gjumit. Kjo i ka shkaktuar vdekjen 57-vjeçarit, i cili sipas policisë vuante nga probleme të shëndetit mendor.
KOHA JONË SONDAZH

