I vuri flakën vetes dhe u hodh nga ballkoni, ndërron jetë rrugës për tek Trauma 49-vjeçarja

49-vjeçarja e cila tentoi vetëvrasjen këtë të enjte në lagjen nr.10 në Korçë ndërroi jetë sot rrugës drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Fillimisht u raportua, se gruaja ra nga kati i katërt, në tentativë për të shpëtuar, pasi banesa e saj u përfshi nga flakët.

Por me reagimin e policisë, version i ngjarjes është krejt tjetër.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas policisë, sot më datë 04.07.2024 rreth orës 14:30, në lagjen nr.10, Korçë, shtetasja S.K., rreth 49 vjeçe, dyshohet se është lyer me lëndë djegëse, i ka vënë flakën vetes dhe më pas është hedhur nga ballkoni.

Swiss Digital Mobile Reklama

Si pasojë ajo mori dëmtime në trup. Një grup hetimor është ngritur dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes së rëndë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?