I vuri zjarrin masivit pyjor në Shën Koll, arrestohet 46-vjeçari (Emri)
Aktualitet E Diel, 11 Korrik 2021 03:11
Një 46-vjeçar është arrestuar nga policia ditën e sotme pasi akuzohet për zjarrvënie të qëllimshme. Veiz Uku, banues në fshatin Shën Koll, është vënë në pranga nga shërbimet e policisë të Komisariatit Numër 1, pasi, më datë 03.08.2017, rreth orës 20:00 i ka vendosur zjarrin, masivit pyjor në fshatin Shën Koll, Njësia Administrative Baldushk, ku për pasojë janë djegur rreth 2 dylym sipërfaqe pyll.

