I zënë vendin në PD, Halimi “kunja” deputetëve të rinj: Nuk më…

Mbledhja që kreu i PD-së, Lulzim Basha organizoi sot në selinë blu me 43 deputetët e rinj të grupit parlamentar që betohen në shtator, nuk është pritur mirë nga disa deputetë që do dorëzojnë mandatet.

E para që reagoi është ish-kryetarja e kuvendit, Jozefina Topalli, e që reagimin e saj të ashpër e ka shpërndarë në rrjetin social facebook, deputetja Arbjola Halimi.

Halimi mbi këtë stuatus të Topallit, shkruan se dikush duhet të informojë të vetëzgjedhurit, se mandati i saj dhe i kolegëve të saj që nuk u zgjodhën deputet për legjislaturën e ri të parlamentit apo që nuk u përfshinë në listën e kandidatëve për zgjedhet e 25 qershorit, nuk ka mbaruar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Deputetja thekson se mandati i deputetëve të rinj fillon në shtator, në të njëjtën orë që të “vjetërit” vënë mandatet. “Dikush duhet ti kujtojë të vetëzgjedhurit se mandati ynë përfundon në shtator dhe i tyre fillon në të njëjtën orë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Halimi ka preferuar që ta mbyll reagimin kështu: “Moj kohë e mjerë, në pah ç’ke nxjerrë”!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?