I zhdukur prej 9 ditësh/ Ende asnjë gjurmë nga Jurgen Karaj, familja apel shtetit

Jurgen Karaj, 30-vjeçari i cili dyshohet se u mor nga rrjedha e përroit në fshatin Dars të Klosit, ende nuk është gjetur nga autoritetet.

Edhe pse Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu deklaronte pak ditë më parë se vijojnë kërkimet ‘intensive’, fati i të riu vijon të jetë mister edhe pse kanë kaluar 9 ditë nga ngjarja.

Ngjarja ka ndodhur në datën 8 janar, pak pas mesnate, ku automjeti tip Audi me drejtues shtetasin Andi Llosha humbi kontrollin dhe përfundoi në prroin e fshatit Dares.

Swiss Digital Desktop Reklama

Llosha ka arritur të dalë nga makina dhe është arrestuar nga policia, ndërsa Jurgen Karaj, i cili ishte pasagjer, rezulton i zhdukur tashmë prej 9 ditësh.

Swiss Digital Mobile Reklama

Babai i tij, Shaban Karaj, dhe vëllai, Endrin Karaj, u bëjnë apel institucioneve shtetërore që të shtohen forcat dhe mjetet për gjetjen e Jurgen Karajt. Ata theksojnë se të vërtetën ia kanë lënë drejtësisë dhe kërkojnë vetëm zbardhjen e plotë të ngjarjes.

“Kërkoj të më gjejnë vëllanë e të ma sjellin në shtëpi,, ngjarjen e zbardh policia, dua ngashteti të më gjejë vëllanë të ma sjellë në shtëpi. Ta varros ta di ku e kam. Kemi kërkuar por deri tani nuk ka pasur asnjë rezultat. Është 9 ditë sot që nuk kemi asnjë shenjë prej tij. Nuk dihet fati i tij. I bëj thirrje kryeministrit që të kemi më shumë forca për ta kërkuar”, shprehet vëllai i Jurgen Karaj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?