I zhdukur që prej muajit dhjetor, ky është peshkatari nga Dibra që u mbyt në lumin Drin

Para pak çastesh është njoftuar se trupi i një personi është gjetur i pajetë në liqenin e Fierzës. Është raportuar se ky trup i përket peshkatarit Tofik Xhika i cili rezulton i humbur që prej datës 26 dhjetor.

50-vjeçari nga Dibra kishte lënë makinën në lokalin e fshatit Fushë-Alie dhe kishte shkuar për të peshkuar, ndërsa atletet i kishte lënë pranë lumit. Për disa javë rresht banorët e fshatit dhe forcat e policisë e kanë kërkuar peshkatarin por nuk kanë patur sukses.

Pasditen e sotme trupi i 50-vjeçarit është gjetur në liqenin e Fierzësnë afërsi të fshatit Bushat të Kukësit. Trupi i tij është dërguar në morgun e Kukësit ku do të kryhen të gjitha ekspertizat e nevojshme.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?