Ia fut vetes me armë, 39-vjeçari nga Korça dërgohet me urgjencë në spitalin e Tiranës
Një 39-vjeçar nga Korça ka qenë duke mbajtur në dorë armën e tij pa leje mbrëmjen e djeshme kur padashje ka qëlluar veten.
Burri me inicialet E.M. thuhet se u vetëplagos në këmbë me armë zjarri pistoletë.
Ai u dërgua fillimisht në Spitalin e Korçës e më pas në Tiranë për mjekim më të specializuar.
Ngjarja ndodhur mbrëmë rreth orës 23:00.
Njoftimi i policisë:
Më datë 29.11.2018, rreth orës 23:00, shtetasi E.M, 39 vjeç, banues në Korçë, aksidentalisht është vetëplagosur në këmbë me armë zjarri tip pistoletë.
Shtetasi E.M, pas mjekimit të marrë në Spitalin e Korçës, u dërgua në Tiranë për mjekim më të specializuar.
Grupi hetimor ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit, të cilën e posedonte pa lejen e organeve kompetente dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
KOHA JONË SONDAZH

