Ia nisën! Mjekët dhe infermierët shqiptarë në krye të detyrës krah kolëgëve italianë kundër COVID-19 (FOTO)

Ekipi i mjekëve dhe infermierëve shqiptarë kanë nisur nga puna në front të parë në luftën kundër COVID-19 përkrah kolegëve të tyre në spitalin e Brescias në Itali.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka publikuar fotot e tyre gjatë momenteve të punës teksa dërgojnë edhe një përshëndetje për popullin shqiptar që i ka mbështetur në misionin e tyre fisnik.

“Sot është një ditë e veçantë për infermierët e ekipit tonë mjekësor që po shërbejnë në Breshia, në një prej zonave më të goditura të Italisë së veriut nga COVID-19. Sapo kanë nisur punën në krah të stafit mjekësor italian në shërbim të pacientëve në spitalin civil të Breshias.FORCA”, shkruan ministrja.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?