Ibrahim Basha nderohet në xhami, më pas homazhe në Pallatin e Brigadave

 

Ibrahim Basha, efektivi i RENEA-s i vrare dje në Lazarat do të përcillet sot me nderimet më të larta shtetërore.

Ceremonia në nder të tij ka nisur me nderimet fetare në xhaminë e Et’hem Beut, pasi 31-vjeçari ka qenë një besimtar i devotshëm i besimit mysliman, edhe mesazhi i tij i fundit në Facebook ka qenë pikërisht në ditën e nisjes së Ramazanit ku i uronte gjithë besimtarëve një agjërim të mbarë.

Pjesë e kësaj ceremonie  ishin familjarë, të afërm, miq, kolegë, por dhe dhjetra besimtarë myslimanë.

“Ne sot nuk jemi për të nderuar vetëm  një besimtar por jemi të gjithë sëbashku për të nderuar një qytetar që i ka shërbyer shqiptarëve dhe  Shqipërisë. Ai dha atë që është më e çmuar, gjakun etij, rininë e tij në shërbimin ndaj popullit dhe atdheut, që njëherazi është përkushtim ndaj Zotit dhe fesë islame. Të gjithë sëbashku këtu sot duke ndarë këtë dhimbje të madhe me prindërit dhe famijarët e tij, me çdo bashkëqytetar të  kryeqytetit dhe Shqipërisë, ne sot përmes ceremonisë specifike fetare, oblikative, fisnike njëherazi për çdo mysliman dhe myslimane dhe qytetar pse jo  ne sot dëshmojmë vlerat  tona që kushdo, aq më tepër ata që janë në vijën e parë të mbrojtjes së qytetarëve, sigurimit të rendit dhe qetësisë duhet më tepër se kushdo të respektohen përmes ceremonive jo vetëm fetare por edhe protokollit shtetëror.Protokolli i shtetit e bëri pjesë të tij edhe respektimin e përkatësisë fetare” tha per mediat myftiu i Tiranës, Gurra.

Pas ceremonisë në xhami, trupi i efektivit të RENEA-s do të vendoset në ambjentet e Pallatit të Brigadave ku edhe do të kryhen homazhet. Në ceremoninë e homazheve të organizuar nga qeveria pritet të marrin pjesë krerët më të lartë të vendit.

Më pas rreth orës 16:00 do të zhvillohet edhe ceremonia e lamtumirës dhe Ibrahim Basha do të prehet në varrezat e dëshmorëve.

Me heret Presidenti i Republikës, Bujar Nishani vlerësoi  Inspektorin Ibrahim Basha (pas vdekjes) me Dekoratën e Artë të Shqiponjës me motivacionin: “Për merita dhe shërbime të veçanta në luftë me grupe të strukturuar kriminale për garantimin e rendit dhe sigurisë publike; për trimëri dhe kontribute të spikatura në operacionet luftarake në Afganistan dhe Irak, në mbrojtje të paqes dhe lirisë, në luftë kundër terrorizmit ndërkombëtar”.

SHKARKO APP