Ibrahim Basha shpallet Dëshmor i Atdheut

Ibrahim Basha, efektivi i RENEA-s i vrare dje në Lazarat do të përcillet sot me nderimet më të larta shtetërore. Efektivi i RENEA-s së vrarë dje në Lazarat në krye të detyrës është shpallur “Dëshmor i Atdheut”. 

Ibrahim Basha, me origjinë nga Bovilla, prej 15 vitesh jetonte në një shtëpi dy katëshe në Bulçesh, së bashku me babain e tij Osmanin, nënën e tij Sulltanen, me vëllain më të vogël Denisin, si dhe me motrat e tij.  Ai para se t’i bashkohej repartit RENEA kishte shërbyer për disa vite në Afganistan. Lamtumira e tij e fundit, përveç familjarëve dhe të afërmve, do të shoqërohet me nderimet më të larta shtetërore dhe me pjesëmarrjen e autoritete të larta të vendit.  

Në orën 14:00 në Pallatin e Brigadave do të kryhen homazhet për efektivin 31-vjeçar.

 Ndërsa në orën 16:00 do të zhvillohet ceremonia në xhami.

 Arkivoli i Ibrahim Bashës do të jetë i mbuluar nga flamuri kombëtar, ndërsa orkestra frymore do të ekzekutojë himnin kombëtar.

 Ibrahim Basha, i cili ra në krye të detyrës në betejë me krimin, do të përcilelt pas orës 16.00 për t'u prehur në varrezat e “Dëshmorëve të Kombit”.

SHKARKO APP