Ibrahimaj: 4 bashki me probleme financiare, kryetarët me borxhe të lënë pushimet dhe…

Shumë bashki nuk kanë shlyer ende detyrimet e prapambetura, ku stoku i tyre është 5.4 mld lekë. Kështu tha këtë të premte ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj, e cila nënvizoi se janë katër bashki që vijojnë që të kenë probleme financiare, ndërkohë që një tjetër ka kaluar në vështirësi financiare.

Në konferencën me temë “Financat vendore 2022″, ministrja zbuloi emrat e bashkive që mbeten me probleme. Ata janë bashkia Peqin, Tropoja, Pogradeci dhe Delvina. Bashkia Dimal ka kaluar në vështirësi financiare.

Nga 10 bashkitë që u konstatuan me probleme financare në 2021, pesë kanë dalë nga rreziku. Ibrahimaj u bën thirrje kryetarëve me borxhe të lënë pushimet dhe të sjellin në ministri planin e masave deri në 31 korrik.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?