Ibrahimaj: Deri në 30 qershor 2022 nuk do të ketë penalitete për fiskalizimin për këto kategori tatimpaguesish

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj thotë se deri në datë 30 Qershor 2022 nuk do të aplikohen penalitete që rrjedhin nga zbatimi i ligjit të Fiskalizimit. Ajo thekson se një vendim i tillë do të prekë disa kategori tatimpaguesish: tatimpaguesit e regjistruar me përgjegjësinë tatimore të tatimit të thjeshtuar mbi fitimin për biznesin e vogël dhe që nuk janë të regjistruar për TVSH-në, të cilët kryejnë vetëm shitje me para në dorë kundrejt konsumatorëve finalë.

“Deri në datë 30 Qershor 2022 nuk do të aplikohen penalitete që rrjedhin nga zbatimi i ligjit të Fiskalizimit sipas vendimit të marrë në mbledhjen e fundit të Këshillit të Ministrave, për disa kategori tatimpaguesish.

Tatimpaguesit e regjistruar me përgjegjësinë tatimore të tatimit të thjeshtuar mbi fitimin për biznesin e vogël dhe që nuk janë të regjistruar për TVSH-në, të cilët kryejnë vetëm shitje me para në dorë kundrejt konsumatorëve finalë, persona të patatueshëm; tatimpaguesit që ofrojnë furnizimin me ujë për konsumatorët finalë si dhe tregu i rregulluar i energjisë elektrike;

Qëllimi ynë është dhënia e kohës së mjaftueshme për bizneset që të ngrenë, të përshtasin dhe të familjarizohen me lehtësi e sa më mirë me procesin e ri të fiskalizimit. Qasja jonë do të vijojë të jetë edukuese dhe këshilluese, me qëllim rritjen e efektivitetit të procesit, zbatimin e plotë dhe raportimin në kohë reale”.

SHKARKO APP