Ibrahimi: Zgjedhjet janë një ngjarje e rëndësishme jo vetëm politike, SPAK të gjykojë krimet zgjedhore
Në një intervistë për gazetaren Keti Banushi në Ora News, kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi u shpreh se në mënyrë që zgjedhjet të zhvillohen brenda standardeve duhet një ndërveprimet nga disa institucione.
Ibrahimi shtoi seështë propozuar që hetimi dhe gjykimin e veprave penale që lidhen me zgjedhjet të kalojë te SPAK
Ibrahimi: Zgjedhjet janë një ngjarje e rëndësishme jo vetëm politike, pasi pasojat që vijnë nga zgjedhjet janë në disa plane. Në mënyrë që këto zgjedhje të zhvillohet brenda normave duhet ndërveprojnë shumë institucione. Ne si KLP nuk kemi një rol në këtë rast.
Është propozuar që hetimi dhe gjykimin e veprave penale që lidhen me zgjedhjet të kalojë te SPAK që është një propozim i mirëpritur, sepse në këto vepra kryesisht përfshihen funksionarë të lartë politik. Prandaj është udhës që hetimi dhe gjykimi i tyre të bëhet nga SPAK.
Në një intervistën për Ora News, kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi u shpreh se Organet e Vettingut janë ndërtuar si organe që do të kishin një qasje ndëshkimore.
Ibrahimi tha se prandaj funksioni i tyre duhet shtyrë, pasi procesin e Vettingut nuk mund ta bëjnë këshillat gjyqësor dhe të prokurorisë , pasi kanë më shumë rol për të mbrojtur gjyqtarët e prokurorët.
Ibrahimi: Organet e Vettingut janë ndërtuar si organe që do të kishin një qasje ndëshkimore. Mentaliteti i tyre në një mënyrë është inkuizitor. Ndërsa këshillat janë për të mbrojtur interesat e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Prandaj mendoj se në këtë rast duhet të zgjaten afat e organeve të Vettingut. Kapaciteti njerëzor mund të zgjidhet, por mbetet problemi mentalitetit, sepse organet e Vettingut marrin vendim me 3 veta sikurse e kemi parë, ndërsa këshillat me 11 veta, dhe nëse dosjet do të shqyrtoheshin në këtë mënyrë, Vettingu do të kalonte te kalendat greke.
Nuk mendoj se roli i prokurorit të përgjithshëm në administrimin e sistemit të prokurorisë është honorifik, por do të thoja se, ndryshe nga gjyqësori, që qeveriset nga një dorë e vetme, sistemi i prokurorisë bashkëqeveriset nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe Kryeprokurori i Përgjithshëm. Madje kompetencat e këshillit janë më të pakta se ato të prokurorit. Këshilli merret vetëm me karrierat prokurorëve. Prokurori i përgjithshëm është përgjegjës për buxhetimin dhe menaxhimin e tij, është përgjegjës për gjenerimin e statistikave dhe për sistemin e menaxhimin e çështjeve. Këto janë çështje madhore të administrimit të sistemit të prokurorisë.
Ibrahimi nuk preferoi të bënte shumë komente lidhur me rastin në zhvillim të gjyqtares së Krujës, pasi çështja prokurorit të këtij rasti po shqyrtohet për masë disiplinore në KLP.
Ibrahim: Çështja e prokurores së Krujës është në shqyrtim si një çështje disiplinore e sjellë nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë. Inspektori ka parë shkelje edhe te prokurori. Sipas tij këto janë shkelje që justifikojnë ndëshkimin dhe Këshilli po shqyrton pretendimet e inspektorit dhe ato të prokurorit. Ne kemi seancën dëgjimore në 16 mars, prandaj do të më mirëkuptonin në këtë rast nëse nuk shprehem. Ne kemi një tension të shëndetshëm mes KLP-së dhe Inspektori i Lartë i Drejtësisë, ngjashëm sikur gjykatësi dhe prokurori. Këtë gjë e ka parashikuar edhe legjislatori.
Ibrahim theksoi se për vitin 2020 ka pasur 4-5 raste ku prokurorët janë marrë nën mbrojtje për shkak të kërcënimeve.
Ibrahim:. Në rastet kur prokurorët perceptojnë se mund të rrezikohen për shkak të punës që bëjnë, ata kërkojnë mbrojtje dhe këshilli i përpunon këto raste përmes një komisioni të posaçëm. Ky komision nuk mjaftohet vetëm me atë që thotë prokurori, por bën inspektimet e veta për të dalë në përfundimin se ky kërcënim është real dhe shpeshherë del në vendime për mbrojtjen e prokurorëve. Nuk është një numër i madh, por nuk gaboj se në vitin 2020 nuk kemi pasur më shumë 4-5 raste.