Identifikim i adresës ku merr 112 – Kuvendi, AKEP-it: Merrni masa!

Kuvendi do t’i kërkojë Autoritetit të Komunikimeve Elektronike e Postare të ndërmarrë masat e nevojshme për identifikimin e vendndodhjes së telefonuesit në momentin e thirrjes të numrit 112. Kërkesa ka ardhur si pasojë e problematikave të konstatuara me gjetjen e adresave të sakta, sidomos për urgjencat mjekësore.

Një tjetër pikë e rezolutës së Kuvendit do fokusohet te dorëzimi i pakove postare në adresën e qytetarit, çka do të eliminojë kostot që paguhen aktualisht për këtë shërbim.

Kuvendi i kërkon AKEP të bashkëpunojë edhe me Komisionin për Mbrojtjen nga Rrezatimi, një institucion në varësi të Ministrisë së Shëndetësisë, për të kryer matjet dhe monitorimin mbi rrezatimin e antenave celulare dhe ndikimin që ai ka në mjedis dhe shëndet.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?