Emrat/Identifikohen autorët qe rrahën me shkop bejsbolli biznesmenin libanez

Policia e Tiranës në bashkëpunim me Policinë e Durrësit ka identifikuar autorët e dhunimit të biznesmenit libanez, ngjarje e ndodhur 4 ditë më parë.

Tashmë pritet arrestimi i personave që dhunuan barbarisht bizmenin libanez.

Burime nga “Panorama” brenda Policisë thonë se ata janë dërguar në Tiranë, për t’u marrë në pyetje për ngjarjen. Gjithashtu, “Panorama” zbulon edhe emrat e tyre: Skënder Krahja, Landi Muharremi dhe Arben Mërkuri, që të tre nga Shijaku. Ndaj Fadi Mitrit u improvizua një aksident teksa udhëtonte në Rinas dhe më pas, tre personat që e aksidentuan e rrahën dhe e shantazhuan. Dyshimet janë se rrahja ka qenë shantazh për ndërtimet që ai po zhvillon në Gjirin e Lalzit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?