Identifikohen autorët që tentuan të ekzekutojnë 30 vjeçarin në Shkodër

Policia ka arritur të identifikojë autorët e sulmit me armë zjarri të ndodhur mesditën e sotme në Shkodër.

Edhe pse autorët janë identifikuar, policia nuk ka dhënë detaje për shkak të hetimeve.

Më herët policia njoftoi se shenjestra ka qenë 30 vjeçari Taulant Pepaj. Pepaj rezulton precedent penal. Në vitin 2017 ai është arrestuar për veprën penale “Plagosje e Rëndë me dashje” për ngjarjen e datës 25.06.2017 në lagjen ”Bacallek ”Shkodër, ku gjatë një konflikti të çastit ka plagosur me armë zjarri shtetasin R. Th, 22 vjeç, banues në Shkodër.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në vendin ku u qëllua Pepa janë gjetur tre gëzhoja ndërsa autorët kanë qenë tek një karburant aty pranë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?