Identifikohet autori i plagosjes së dy vëllezërve Doçaj në Shkodër

Atentat me armë zjarri u është bërë dy vëllezërve, Hot dhe Marian Doçi në fshatin Bardhaj të Shkodrës mbrëmjen e sotme. Ata kanë mbetur të plagosur, ndërsa janë në spital jashtë rrezikut për jetën pasi plumbat kanë kapur pjesë të krahëve dhe këmbëve.

Sipas informacioneve, Besmir Perkola dyshohet si autor i atentatit të dy vëllezërve, ndërsa policia ka krehur zonën e po punohet për kapjen e autorëve. Në ndihmë të Policisë Vendore kanë shkuar edhe grupe të FNSH Shkodër , me qëllim rrethimin e zonës dhe krehjen e saj për të bërë të mundur kapjen e autorëve.

SHKARKO APP