Identifikohet burri i mbytur në Himarë: Ishte roja i lokaleve, 60 vjeç, nga Berati

Identifikohet i mbyturi që u gjet mëngjesi e sotëm në Himarë: Ai quhet Islam Bega, është 60-vjeç dhe jeton në Berat. Bega punonte roje i lokaleve në Bunec dhe nuk dihet si është mbytur, në ç’rrethana..

Policia e Vlorës dha këtë informacion paraprak:

Më datë 31.08.2017 rreth orës 09:50, Salla Operative e Sarandës është njoftuar se në vendin e quajtur ”Bunec”, Himarë është gjendur një shtetas i mbytur.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shërbimet policore kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe nga verifikimi paraprak kanë konstatuar të mbytur shtetasin I.B., 60 vjeç, banues në Berat.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shtetasi I.B., i cili punonte si roje tek lokalet në Bunecë është konstatuar nga policia i pajetë brënda në det.

Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanve të ngjarjes.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?