Identifikohet çifti që u hodh nga kati i 6-të në Berat, jetonin vetëm

Berati është tronditur mëngjesin e sotëm, ku një çift i të moshuarish është hedhur nga kati i gjatë i një pallati dhe ka gjetur vdekjen.

Trupat e pajetë përtokë janë parë nga banorët e pallatit, ndërsa të alarmuar kanë sinjalizuar policinë. Çifti është gjetur rreth orës 7 të këtij mëngjesi në lagjen “30 Vjetori”.

Viktimat janë identifikuar si Kujtim Agalliu dhe Këze Agalliu, burrë e grua të cilët jetonin vetëm në shtëpinë e tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mësohet se çifti kishte katër fëmijë, 3 djem e një vajzë, të cilët jetonin jashtë Shqipërisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Megjithatë rrethanat e vdekjes së tyre mbeten të paqarta, ndërsa policia dyshon se janë hedhur vetë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?