Identifikohet i riu që u vetëvra në Rinas. Para hedhjes tha: Jam Spiderman

Një emigrant shqiptar ka kryer një akt vetëvrasje ditën e sotme në Aeroportin e Rinasit, teksa ka hipur në një lartësi të konsiderueshme dhe është hedhur që andej.

Veprimi i tij ka ngjallur edhe panik mes udhëtarëve. Sipas informacioneve paraprake shqiptari është Juglend Kapllanaj, 23-vjeç, lindur në Tiranë.

Ai sapo kishte mbërritur nga Gjermania me avion dhe ka kryer aktin e vetëvrasjes. Policia vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.

NJOFTIMI I POLICISE:

Swiss Digital Desktop Reklama

Sot më datë 01.09.2016, forcat e policisë të Kom.Pol.Rinas janë njoftuar se një person i paidentifikuar ka hypur mbi tarracën e zyrave të kompanive ajrore, dhe prej aty është hedhur duke pësuar dëmtime të rënda dhe si pasojë më pas ka vdekur në spitalin ushtarak.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nga veprimet e para hetimore ka rezultuiar se personi quhet Juglend  Kapllanaj, 23 vjeç, lindur dhe banues Tirane.

Ky shtetas ka ardhur në 15.30 me linjën ajrore Adria Airways nga Mynihu.

Pasi ka kaluar kontrolloin kufitar në hyrje të Republikës së Shqipërisë, ai është drejtuar tek informacioni i administratës së TIA-s, ku nga deklarimet e para rezulton se ai është shprehur se është Spiderman (protagonist i filmave fantashkencë).

Pas kësaj ky shtetas është konstatuar mbi taracën e zyrave të kompanive ajrore, prej nga ku më pas është hedhur nga një lartësi prej 7-8 m.

Forcat e policisë janë afruar menjëhjerë me marrjen e njoftimit për këtë shtetass por ai nuk ka komunikuar me asnjë por menjëherë është hedhur.

Nga ana jonë është bërë transportimi i menjëhershëm i trupit të personit të dëmtuar për ti dhënë ndihmën e parë, por megjithatë ky shtetas nuk ka arritur ti mbijetoj plagëve të marra, ku ka  ndërruar jetë në spitalin ushtarak.

Vazhdon puna hetimore për zbardhjen e rrethanave të plota të ngjarjes.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?