Identifikohet i riu që u ekzekutua në Vlorë me plumb në kokë, i dënuar më parë

Është identifikuar i riu i cili u ekzekutua në orët e para të mëngjesit të sotëm në Vlorë.

Top Channel bën me dije se trupi i pajetë, i gjendur brenda një automjeti, i përket shtetasit Xhuljan Bullari, 25-vjeç, me origjinë nga Elbasani.

Ky shtetas rezulton me precedent të mëparshëm penalë. Ai është arrestuar në vitin 2018, pasi së bashku me një person tjetër u kapën nga policia duke transportuar 7 shtetas sirianë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Janë ende të paqarta rrethanat e ngjarjes së rëndë, ndërsa grupi hetimor vazhdon hetimet.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkaq, Top Channel ka mundur të sigurojë edhe foto të viktimës.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?