Identifikohet një prej agresorëve që dhunuan avokatin e Berishës. Zbulohet çfarë kapën kamerat e sigurisë

Detaje të reja janë zbardhur nga hetimet pas dhunimit të avokatit Sokol Mëngjesi këtë të mërkurë në Tiranë.

Mësohet se kamerat e sigurisë kanë kapur 3 persona, të cilët pas ngjarjes janë larguar me një makinë.

Policia falë këtyre pamjeve ka mundur të identifikojë një prej agresorve si dhe mjetin e përdorur.

Po punohet për identifikimin e dy të tjerëve.

Momentalisht po bëhen kontrolle në Tiranë me qellim vënien e të identifikuarve në pranga.

SHKARKO APP