Identifikohet turistja e huaj që u mbyt në Radhimë, emri

Zbardhet emri i turistes që u mbyt sot paradite në Radhimë Vlorës. Ajo quhet Rovena Mejsukova, 74 vjeçe, nga Çekia.

Ka qenë një telefonatë rreth orë 11:05, që ka dhënë alarmin në Sallën Operative Vlorë duke njoftuar se, në vendin e quajtur Rexhina në Radhimë, është mbytur një grua.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe nga verifikimi paraprak ka konstatuar se viktima është futur në det për tu larë dhe ka humbur ndjenjat.

Swiss Digital Desktop Reklama

Edhe pse i është dhënë ndihmën e parë nga pushues të rastit, ajo nuk ka mundur të mbijetojë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Grupi hetimor po vazhdon kryerjen e veprimeve hetimore për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes, njofton Policia e Vlorës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?