IdentiTek, ja ku mund të telefonojnë qytetarët për shërbimet e pasaportave dhe kartave të identitetit
Qytetarët që po aplikojnë për kartë identiteti ose pasaportë dhe që kanë nevojë për informacion apo asistencë, duhet të kontaktojnë tashmë në një numër të ri telefoni. IdentiTek ka njoftuar se Shërbimi i Klientit funksionon me numrin +355 4 451 9999. Numri i ri do të shërbejë për çdo informacion që lidhet me dokumentet biometrike, ndërsa Shërbimi i Klientit është i hapur nga e hëna në të premte, në orarin 08:30–16:30. Administratorja e IdentiTek, Silda Cepe Anagnosti, tha se ndryshimi është pjesë e angazhimit për të qenë sa më pranë qytetarëve dhe për të ofruar një shërbim më cilësor.
KOHA JONË SONDAZH

