Identiteti i disa prej viktimave të tërmetit, fotot dhe historitë e tyre

Tërmeti i fuqishëm 6.2 ballë i shkallës rihter do t’u merrte jetën qindra personave, të cilët u zunë poshtë nga ndërtesat e shembura. Amatrice, Arquata del Tronto, Pescara del Tronto dhe Accumoli pak më vonë do të ngjanin me qytetet fantazmë, rrënojat e të cilëve mund të imagjinohen vetëm për nëpër filma.

“Ora news” rendit më poshtë disa nga viktimat e identifikuara dhe historitë e tyre:

Erjon Toro, shqiptari nga Fieri. Djalë i vetëm mes katër motrave. Jetonte në Amatrice prej 15 vitesh. Ai u zu nga rrënojat së bashku me bashkëshorten dhe dy vajzat e vogla. Erjoni humbi jetën, ndërsa gruaja me dy vajzat shpëtuan.

Swiss Digital Desktop Reklama

98

Swiss Digital Mobile Reklama

Ana Huete, 26 vjeçe, me orgjinë nga Granada e Spanjës, ishte e fejuar me një italian dhe kishte shkuar në zonën e tërmetit për të kaluar pushimet me familjen e djalit.

1

Marisol Piermarini, 18 muajsh. Fëmija u nxor gjallë nga rrënojat në Arquata del Tronto, por vdiq në spitalin e Ascoli Picenos. Prindërit e saj mbetën të plagosur, babai Massimiliano dhe mamaja Martina, kjo e fundit i kishte mbijetuar edhe tërmetit që goditi L’Aquila në vitin 2009.

2

 

Ezio Tulli, 42 vjeç, ndihmës/shef i policisë së trafikut në Aprilia, vdiq në Amatrice me dy djemtë e tij të moshës 14 dhe 12 vjeç. Gruaja është e pa dëmtuar.

3

Arianna Masciarelli, 15 vjeç. Ajo kishte shkuar në Pescara del Tronto të kalonte kohë me gjyshërit para se të fillonte shkolla në Romë. Ajo humbi jetën nga rrëzimi i shtëpisë së gjyshërve.

4

Fabrizio Trabalza 45 vjeç dhe Paola Rascelli 43 vjeç. Ata vdiqën në shtëpinë e tyre në Amatrice. Fabrizio ishte uebmaster i Shoqatës Acti-Roma.

5

Alessandro Neroni, 42 vjeç. Punonte në parukerinë “Via Castelfidardo” në Civitanova Marche. Ai vdiq në shtëpinë e prindërve në Amatrice, ku kishte shkuar për t’i vizituar.

6

Nadia Magnanti, 44 vjeç. Vdiq së bashku me djalin e saj Lorenzo, 11 vjeç në Amatrice. Burri shpëtoi mrekullisht.

7

Tiziana Lo Presti, 60 vjeç. Zyrtarja e Mbrojtjes Civile në momentin e tërmetit ishte në Saletta, një fshat në Amatrice, ku po qëndronte pranë nënës së saj të shtruar në spital. Tiziana mbeti e vdekur në vend, ndërsa e ëma shpëtoi.

8

Elisa Cafini, 14 vjeç. Me origjinë nga Pomezia, ajo ishte me pushime në Pescara del Tronto tek gjyshja së bashku me kushëririn e tij tetë vjeç. Të gjithë mbetën të vdekur nën rrënoja.

9

Giacomo Dell’Otto, 52 vjeç. Agjent imobiliar, ishte për pushime në shtëpinë e tij në Amatrice me gruan Aura, vajzën Angela 12 vjeç dhe vëllain e tij Paolo.

10

Fabio Graziani, 42 dhe Aurelia Daogaru. Me origjinë nga Neptuni janë të dy të vdekur në Amatrice. Përveç djalit 9 -vjeçar.

11

Giampaolo Peace, 43 vjeç. Karabinieri ishte me banim në L’Aquila, por në kohën e tërmetit ishte vendosur në Accumoli për të vizituar prindërit.

12

Paola Rascelli, 43 vjeç. Me origjinë nga Roma, vdiq në shtëpinë e saj në Amatrice me burrin e saj, Fabrizio Trabalza.

133354422-e708e909-4dc2-418e-9f1c-96f10432bc1f

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?